Seanca paraprake e GJKKO-së ndaj Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, biznesmenit Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina, është shtyrë për në datën 25 nëntor.
Në një prononcim për media, avokati mbrojtës i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj, u shpreh se shkak i shtyrjes së seancës është bërë shkelja e afateve nga ana e gjykatës.
Ai shpjegon se gjykata ka shkelur afatin prej 10 ditësh i njoftimit nga dita e hedhjes së shortit të çështjes. Për këtë arsye, bashkuar me atë të volumit të madh që ka dosja hetimore, seanca u shty për në datën 25 nëntor, në orën 12:00
Gjokutaj: Nga ana e gjykatës ishte shkelur afati 10 ditor i njoftimit nga dita e shortimit të cështjes. Kështu që për shkak të pavlefshmërisë së njoftimit dhe për shkak të të volumit të jashtëzakonshme të dosjes seanca u shty për në 25 nëntor ora 12:00.
vijon…