Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon ashpër aktin vandal të djegies të automjetit të kolegut Blagoj Sersemov, redaktor i televizionit lokal dhe medias online M-net nga Shtipi.
Incidenti ka ndodhur gjatë natës së kaluar, ku makina e gazetarit dhe redaktorit nga televizioni i Shtipit M-net është djegur nga autorë të panjohur në oborrin e shtëpisë së tij familjare.
Me këtë, autorët kanë rrezikuar të shkaktojnë dëme edhe më të mëdha, duke ekspozuar anëtarët e familjes së gazetarit dhe fqinjët e tij ndaj një rreziku të mundshëm për sigurinë e tyre.
Gazetari Sersemov për këtë shkatërrim tendencioz të pronës së tij personale deklaroi: “Këtë e konsideroj si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj të gjitha mediave, jo vetëm ndaj meje personalisht. Siguria e anëtarëve të familjes sime është padyshim e rrezikuar.”
SHGM kërkon që MPB të reagoj menjëherë dhe të gjej autorët e kësaj vepre vandale.
Data 25.05.2025
Aktuale
- Aliu: Ende nuk kemi biseduar nëse do të jem ministër i Shëndetësisë
- Pse duhet të shmangni këto PIN-e të njohura për sigurinë tuaj?
- Dy anët e sprovës
- Selim Rusi, atdhetari shqiptar që ndikoi e ndihmoi të bëhet realitet ëndërra e babait Turan Rusi për ndërtimin e Rrugës së Arbërit
- Tentoi të vriste me sëpatë një person në bashkëpunim me babain, arrestohet 40-vjeçari
- Manasievski për propozimin e Filipçes: Takim liderësh kishte vetëm para një muaji, nuk ka nevojë për një takim të ri
- Reagon Taravari: Vazhdojmë të qetë dhe të sigurt drejt fitores së Tetorit
- U arrestuan gjatë operacionit ‘Enigma’, Gjykata lë në burg “Akilin” dhe 4 të tjerë! Njëri lirohet nga qelia