Drejtoria e Parkut nacional “Mavrovë”, ka informuar se aktualisht ka ndalesë për peshkim sportiv në lumin Radikë dhe përroskave që përfundojnë në këtë lum. Sipas drejtorisë, deri më 31. janari 2025 ka ndalim të plotë të peshkimit sportiv në këtë lum. Duke dhënë sqarime sidomos për peshkatarët sportiv të cilët janë të shumtë, potencohet në informimin se në terminën nga 1 tetor të këtij viti e deri më 31 janar të vitit 2025 , peshkatarët sportiv munden të gjuajnë peshk në liqenin e Mavrovës, përveç peshkut të Troftës, e cila në këtë periudhë shumohet.
Drejtoria informon edhe për çmimet e peshkimit në liqenin e Mavrovës. Leja ditore kushton 300 denarë, ajo javore 1.500, leja dyjavore 2.200 denarë kurse leja vjetore kushton 4.500 denarë. Leja vjetore për nxënës dhe student dhe pensionistë kushton 3000 denarë.
Duke marrë parasysh faktin se aktualisht ka ndalesë të peshimit sportive në lumen Radikë, shumë peshkatar sportiv bëjnë peshkim në pjesën e Rekës, si dhe në liqenin e Dibrës. Aktualisht liqeni i Dibrës nuk ka koncesioner, dhe pjesa më e madhe e peshkatarëve sportive pas ndalesës për peshkim në lumin Radikë, rregullisht tani peshkojnë në pjesën e poshtme të Radikës në rajonin e Rekës, e sidomos në liqenin e Dibrës. Shoqata e peshkatarëve sportiv “Trofta” e Dibrës prandaj në kontuinitet kërkon që Ministria e Bujqësisë të caktojë koncesioner të liqenit, meqë paraqitja e peshkimit joligjor lulëzon në të gjithë ujërat të këtij rajoni, përveç ujërave që janë në territorin e parkut të Mavrovës, ku atje kontrollin e bëjnë renxherët e parkut./koha.mk/