Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në Samitin Evropian të në Salzburg me moton :”BE: Nuk ka ardhmëri pa reforma” theksoi se ardhmëria e Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe në atë rrugë shteti ka bërë një sërë lëshimesh dhe hapa të cilat e dëshmojnë përkushtimin tonë për ardhmërinë evropiane. Sipas Mickoskit, ajo që mungon është vullneti i ndjekur me vepra që rajoni vërtetë të dalë nga dhoma e pritjes drejt realizimit të ardhmërisë evropiane. Kryeministri më tej, ka potencuar se ardhmëria e rajonit është në transformimin dhe ndërlidhjen ekonomike dhe politike. Fokus i Maqedonisë, sipas Mickoskit është që kompanitë vendore ta rrisin eksportin jashtë kufijve, ndërkaq në vend të tërhiqen investime të huaja. /Alsat.mk
Data 06.06.2025
Aktuale
- Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit, Lubonja: Duan të shkatërrojnë ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha
- Mot i ligë në Strumicë dëmton sipërfaqet bujqësore
- Kishte humbur kontaktet prej 3 ditësh me familjarët e tij, 35-vjeçari gjendet i aksidentuar brenda automjetit të tij nga disa fëmijë
- Plagosi çiftin e bashkëshortëve me armë zjarri, uniformat blu gjejnë pistoletën! Ja ku e kishte fshehur autori
- Shkupin e godet stuhi me shi të rrëmbyeshëm dhe breshër
- Fillojnë punimet për hapjen e vendkalimit të ri kufitarë në mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë
- Birra Korça, Tirana dhe Gold By Korça i bashkohen Unum Festival
- Tronditëse/ U aksidentua 3 javë më parë, ndërron jetë në spital i riu