Kryetari i komunës së Likovës nga radhët e BDI-së, Erkan Arifi, në lidhje ndarjen e mjeteve për financim për komunat nga Qeveria, theksoi se kjo shpërndarje për kokë banori nuk është sipas metodologjisë së përshtatshme. Arifi tha se në komunën e Likovës janë ndarë mjete vetëm në bazë të numrit rezident dhe jo edhe për ato që nuk janë rezident si dhe nuk është marrë parasysh asnjë element tjetër. Ai shtoi se komunat me më pak territor kanë marrë mjete më shume sesa komuna e Likovës e cila i ka 244 kilometër katror territor.
“Unë mendoj që nuk është mbas metodologjisë së përshtatshme për arsyje se, për shembull, komuna e Likovës në mbas kokë banori dhe plus vetëm për ata banorë të cilët janë rezident jo edhe për ata të cilët nuk janë rezident dhe kështu që nuk mirret parasysh asnjë element tjetër. Për shembull ne si komunë kemi 244 kilometër katror territor, ne kufizohemi me komunën e Haraçinës, Republikën e Kosovës, Republikën e Serbisë, do të thotë kemi shumë hapësirë, shumë sipërfaqe dhe nevoja për investime është më e madhe se një komunë me 5 kilometra që i ka 100.000 banorë ndërsa ato i marrin 5-6 milionë euro ndërsa ne 900 mijë euro.”, ka deklaruar Erkan Arifi, kryetar i Likovës.
Arifi shtoi se komuna e Likovës ka aplikuar për 3 projekte, mirëpo duke e ditur procedurat administrative në vend, afati kohor për aplikim dhe grumbullim të dokumentacionit teknik duhet të jetë më i gjatë. /SHENJA/
Data 06.07.2025
Aktuale
- Rrëzohet aeroplani në Austri, të paktën katër të vdekur
- Shitjet e Apple në Kinë arrijnë një rritje surprizë pas dy vjetësh stagnimi
- FOTO+ VIDEO/ Qindra pushues në “Prestige Resort” shijojnë sezonin veror mes relaksit, argëtimit dhe luksit në detaj
- Ra në prangat e autoriteteve në Dubai, ekstradohet drejt Italisë shqiptari i kërkuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe hashashi
- Nesër pasdite pritet mot jostabil në Maqedoni
- Pas kërcënimit me bombë, Selimi: Serbia përpiqet të thellojë krizën në Kosovë
- Rreziqet e verës, mjeku Alimehmeti: Uji i ndotur, ushqimet e prishura dhe infeksionet, çfarë duhet të dinë prindërit për fëmijët
- Humbasin kontaktet me të, familja kërkon ndihmë për të gjetur 70-vjeçarin Jashar Spaho