www.Ora24.tv ekskluzivisht mëson nga burime të saj, se janë shkarkuar dy mjekët që mendohet se janë përgjegjës për rastin ku e humbi jetën fëmija 14 vjeçare Ryja Sulisi.
Siç mëson www.ora24.tv raporti i Komisionit për mbykqirje profesionale i formuar na Ministria e shëndetësisë e RMV për këtë rast, ka konstatuar elemente lëshimi mjekësor, në përputhje me nenin 187 të Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe nenit 30 të Statutit të ISHP Klinika univerzitare për sëmundje të fëmijëve.
Pas këtij konstatimi u.d drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve Rexhem Memedi ka marrë vendim për formim të Komisionit për procedurë disciplinore dhe lëshoi Fletparaqitje për të verifikuar përgjegjësinë disciplinore për shkelje disciplinore të bërë nga punëtorët shëndetësorë- dy mjekët specijalist të cilët kanë qenë kujdestar dhe e kanë kontrolluar fëmijën e vogël me 03.10.2024.
Njëkohësisht drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve mori vendim për largim të përkohshëm të të dy mjekëve specijalistë nga institucioni shëndetësorë, për të cilët po zbatohet procedurë disciplinore, në bazëneneve përkatëse të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, deri në një vendim final nga procedura discilplinore./Ora24.tv