Kablloja e kamerës nga ana e kundërt që regjistronte direkt në hyrjen nga u rrëmbye 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska është prerë. Këtë sot para gjykatës e ka treguar Muzafer Karishiq, i cili atëherë ishte ndihmës shef i SPB-së Shkupi, në seksionin për çështje kriminalistike.
“Aleksandri më telefonoi dhe më kërkoi një takim, për t’u takuar urgjentisht. Ai erdhi me dikë që u prezantua si Goce. Goce foli më shumë se Aleksandri. Babai, nga ana tjetër, e drejtoi tezën drejt grupeve mafioze, kriminale, se po kërkojnë para dhe se ajo u vra. Kur pyeta kush është Goce? Më tha se ishte shok, kumbar i vjetër. Ai u interesua se çfarë kemi ne si MPB, atëherë nuk më dhanë asnjë informacion”, tha Muzafer Karishiq – ish-ndihmës shef në SPB-Shkup.
Duke rrëfyer në mënyrë kronologjike veprimet e kryera, tha se babai përsëriste vazhdimisht se policia po kërkonte kot sepse vajza e tij ishte rrëmbyer dhe vrarë dhe se duhet të kërkonin mafiozët që kërkonin para, duke e quajtur sjelljen e tij konfuze.
“Kemi parë dhe dëgjuar që ai personalisht dhe shërbimet e tij nuk kanë marrë absolutisht asgjë në korrelacion me atë që kërkon procesi i profilizimit kriminal. Përkundrazi, ai priti dhe kontaktoi Aleksandrin dhe Goce mori video-incizime prej tyre dhe vetë Goce i kërkoi t’i siguronte një video incizim dhe e gjithë kjo e bëri atë të nxirrte përfundimin se vetëm Aleksandri ishte i dyshimtë për të për shkak të sjelljes së tij të çuditshme”, tha Vlladimir Tufegjiq – avokat i babait të Vanjës.
I pari foli i akuzuari Vlatko Kekishev.
“Ai donte që ne të ishim vetëm. Ai më besonte, kishte frikë nga të tjerët. Më pas tha se kishte frikë nga kolegët e tjerë, tha “nëse e merr vesh Pallço do më vrasë”, shtoi Muzafer Karishiq – ish-ndihmës shef në SPB-Shkup.
Policët i ka dërguar fillimisht te vetura e djegur, për të cilën policia e dinte tashmë, e më pas, pas shumë mendimeve dhe ndërrimit të mendimit, i ka çuar në vendin ku ishte varrosur trupi e Vanja Gjorçevskës.
“Pastaj tregoi me kokë, as me dorë nuk donte të tregonte. Pamë jastëkë dhe më pas më duhej të informoja kolegët e mi se ishte një pamje e tmerrshme. Në ato momente ne insistuam të tregonte, ai tha se qëndronte më larg, por tha se mendonte se ishte këtu. Më kapi dorën dhe më tha se këtu është vajza që e kishin rrëmbyer. Filluam të gërmojmë, pamë hundën, vetullën dhe një pjesë të këmbës… pastaj ndaluam”, potencoi Muzafer Karishiq – ish-ndihmës shef në SPB-Shkup.
Në ato momente, Kekishev zbuloi se vrasësi ishte Palço dhe filloi ta quante veten njeri të keq, duke pyetur se sa vite do të kalonte në burg për këtë krim. Dëshmitari po ashtu tregoi se ata nuk arritën të sigurojnë prova të komunikimit, sepse janë përdorur radio lidhje.