Ish ministri jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, gjatë një interviste për Alsat, ka këshilluar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoskin, që të mësoj nga gabimet e Gruevskit dhe mos të heq dorë nga përmbushja e detyrimeve të domosdoshme për rrugëtimin e vendit drejt BE-së.
“Marrëveshjet duhet respektuar, qoftë propozimi francez apo bullgar që u inkorporuan në kornizën e negociatave për anëtarësim, mendoj që duhet të përmbushen nga ana e Maqedonisë së Veriut. Në rast se do më duhet të jepja një këshillë për kryeministrin Mickoski. Ai e din se çfarë ndodhi gjatë kohës që drejtonte VMRO-ja dhe gjatë kohës që ish-kryeministri Gruevski ndoqi një trajektore tjetër nga ajo e rrugëtimit evropian. Prandaj, mendoj se çdo shtyrje në këtë drejtim nuk do të ishte në favor të RMV-së dhe sidomos të qytetarëve që jetojnë aty”, u shpeh Bushati.