Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski dhe ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski sot do ta shënojnë fillimin e përgatitjes së Strategjisë Kombëtare për Zhvillim Informativ-Komunikues dhe Telekomunikimit në Vend – Strategjia Kombëtare IKT.
Siç paralajmëroi shërbimi për informim i Qeverisë, pas takimit të kryeministrit Mickoski dhe ministrit Andonovski, në orën 12:30 do të mbahet konferencë e përbashkët për media në Qendrën e mediave të Qeverisë.