Lidhja Demokratike Boshnjake si parti politike dhe Lidhja Nacionale e Boshnjakëve si shoqatë joqeveritare e boshnjakëve kanë kërkuar që të përshpejtohet procedura hetuese kundër ministrit të marrëdhënieve mes komuniteteve, Ivan Stoillkoviqit për siç njoftojnë, pasi “aprovoi dhe arsyetoi gjenocidin, krimet kundër njerëzve dhe krimeve të luftës – në Srebrenicë”.
“Kemi parashtruar URGJENCË me shkrim deri te Prokuroria Publike Themelore në Shkup për të ndërmarrë aktivitete urgjente në drejtim të udhëheqjes së procedurës efikase që të mund të vërtetohet fajësia e të paditurit. Gjegjësisht, Ivan Stoillkoviq në prill të vitit 2024 në drejtim të vendimit që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë bashkëfinancues i Rezolutës së Srebrenicës në Kombet e Bashkuara, gjenocidin në Srebrenicë e quajti “Diznilend nekrofil”. Meqë kanë kaluar më shumë se 7 muaj që kur është parashtruar kallëzimi penal, parashtruesit e të njëjtës kanë dorëzuar edhe urgjencë me shkrim me shpresë që Prokuroria Publike Themelore në afat të logjikshëm, të njoftojë për rrjedhën e kallëzimit penale pasi përveç se është e rëndësishme të kenë kujdes në afatet dhe të respektojnë dispozitat e Ligjit për procedurë penale, kjo padi penale është në interes të publikut sepse i denoncuari i Ivan Stoillkoviq është bartës i funksionit dhe atë: zëvendëskryeministër, ministër për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i partisë politike, dhe sa i takon llojit të kallëzimit penal për të cilin paditet, është e papranueshme moralisht dhe etik, por është e fyeshme dhe e rëndë që një ministër për marrëdhënie ndërmjet komunitete të mohojë gjenocidin”, shkruhet mes tjerash në njoftimin e shoqatave dhe partive boshnjake.
Ata në njoftim kanë bashkëngjitur edhe dëshmi nga deklarata e Stoillkoviqit për të cilën e kanë paditur.