Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka folur sot në lidhje me ligjin e ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuatë, i cili ditëve në vijim pritet të propozohet nga koalicioni VLEN. Mickoski thotë Zgjidhja ligjore duhet të jetë kushtetuese dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ai thekson se është e nevojshme që në momentin e kristalizimit të zgjidhjes, e cila do të bazohet në një propozim, t’i dërgohet Komisionit të Venecias për mendim dhe më pas të miratohet.
HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Nuk do të jem i dyti, por ajo që di është se zgjidhja e re ligjore duhet të jetë kushtetuese dhe duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ndaj, mbase është më mirë që para se të miratohet në Kuvend, ta dërgojmë për mendim, që të mos biem në këtë situatë, të kthehemi në ekspertë juridikë kushtetues, që nuk jemi dhe të themi ashtu siç duhet”.