Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasmë madhështore.
Pak ditë nga dasma, miket e ngushta të Dafinës i kanë organizuar festën e beqarisë.
Kjo mesa duket ishte pa dijeninë e këngëtares pasi që në hyrje ishte e befasuar dhe e emocionuar.
Mes tjerash nuk ka munguar as “prezenca” e Kreshnikut, pasi portretin e tij e kanë bërë në mënyrë të veçantë.