Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, së fundmi ka takuar zv.sekretarin e Qeverisë së RMV-së, Hasim Murtezani.
“Sot pata kënaqësinë të takohem me Zv.Sekretarin e Qeverisë së RMV-së, Hasim Murtezani. Diskutuam për zhvillimet politike në rajon dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt Bashkimit Europian. Theksuam përkushtimin për të intensifikuar përpjekjet për integrimin në BE dhe për të adresuar çështjet me interes të përbashkët për qytetarët tanë. 🌍🤝
Besimi ynë është i palëkundur se, së bashku, mund të zgjidhim çdo sfidë dhe të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët brenda familjes europiane. 🇦🇱🇲🇰” – theksoi Meidani pas takimit.