Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, njoftojnë nga BDI. Sipas njoftimit të BDI-së, Ahmeti dhe Qehaja kanë folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizim të Balancuesit.
“Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Qehaja diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe rajon, integrimin europian, Marrëveshjen e Ohrit dhe për marrëdhëniet bilaterale midis Shkupit dhe Prishtinës.
Z. Ahmeti theksoi që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik dhe është në vazhdën e vendimeve që rëndojnë marrëdhëniet ndëretnike dhe cënojnë Marrëveshjen e Ohrit, të garantuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Z. Ahmeti gjithashtu u shpreh i brengosur për distancimin e vendit nga integrimi europian dhe nga vlerat europiane dhe partneriteti ne SHBA-të.
Kryetari Ahmeti siguroi Ambasadorin e Kosovës që BDI do të vijojë të jetë tërësisht e angazhuar për ta integruar vendin në Bashkimin Europian dhe insiston në përshpejtim të procesit dhe zbatimit të obligimeve tona si shtet, në veçanti ndryshimet kushtetuese.
Në takim u diskutua për nevojën e zbatimit të kontrollit të përbashkët kufitar me Kosovën, proces ky i rrumbullakësuar administrativisht tashmë, në mënyrë që të evitohen rradhët e gjata në kufi dhe të lehtësohet lëvizja e njerëzve dhe mallrave.
Gjithashtu, dy kilometrat e para të autostradës nga Kosova drejt Shkupit janë përfunduar tërësisht dhe duhet të vihen në përdorim, ndërsa 10 kilometërshi vijues nuk duhet të pengohet dhe të përzgjidhet realizuesi i punimeve pa vonesa politike.
Ali Ahmeti nënvizoi që pajtimi i madh shqiptaro – serb duhet të arrihet nëpërmjet të njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe kjo do të mundëson rajon stabil, të sigurt, në paqë dhe me perspektivë europiane”, thuhet në komunikatën e BDI-së
Data 29.05.2025
Aktuale
- Ganiu bashkë me qytetarët e Çairit mbledhin mbeturinat, i nisin drejt Qytetit të Shkup
- Fundi i një epoke: Mozilla njofton mbylljen e shërbimit Pocket
- VMRO publikon emrat e disa nga kandidatët për zgjedhjet lokale
- Qeveria hap rrugën për rikthimin e ushtarakëve në rezervë, ja si bëhet aplikimi
- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e miratoi Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar
- Presidentja Osmani inkurajon ushtarët e FSK-së para trajnimit në SHBA
- Gjykata italiane dënon dy “kokat” e bandave shqiptare, Elvis Demçe 15-vite burg dhe Ermal Arapaj 10-vite
- Emir Huseini jep dorëheqje nga posti i Drejtorit të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”: Shihemi në Tetor!