Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi vendimin e Gjykatës Kushtetuese e ka cilësuar skandaloz, puro politik dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Ademi ka thënë se Gjykata Kushtetuese në vend se të jetë gardian kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, sjellin vendim të motivuar politikisht dhe në kundërshtim me Kushtetutën, me Marrëveshjen e Ohrit, me parimin e MO-së – përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë.
Ademi shtoi se ky vendim, e rrënoi postulatin kryesor të Marrëveshjes së Ohrit dhe na ktheu para vitit 2001.
“Që nga sot e tutje, me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, bien poshtë kuotat për përfaqësim gjatë punësimit. Pra, nga dita e sotme askush nuk do t’u kërkojë qytetarëve deklaratë për përkatësinë etnike. Pra nuk është vendim që ka të bëjë me shfuqizim e ‘balancuesit’, është shumë më shumë se aq”, ka deklaruar Arbër Ademi.
Data 09.01.2026
Aktuale
- QMK: Tetova përballet me rrëshqitje dheu, në Kërçovë janë evakuuar 120 persona
- Ishte në kërkim për plagosjen me thikë të një 18-vjeçari, arrestohet i riu në Tiranë
- “Jemi në qiell të hapur!”- Sipërmarrësi i tregut të 5 Majit: Sigurimet s’e merrnin përsipër këtë lloj ndërtimi! A do ndërtohen pallate? Llafe qarkullojnë, por…
- Mexhiti nga Gostivari: VLEN ka dëshmuar se ndryshimi është i mundur
- Heshtje zgjedhore nga mesnata, të dielën rivotim në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë
- Përfundon numrimi i rezultateve, ky është numri i ulseve që siguruan partitë!
- Diaspora nuk harxhon më si përpara në RMV!
- Përgatiten shtigjet e skijimit në Kodrën e Diellit


