“Si miq dhe fqinjë, urime për hapjen me sukses të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE- Klasteri 1”, ka theksuar presidentja e RMV-së në takimin me presidentin shqiptar Bajram Begaj në kuadër të pjesëmarrjes në Samtin BrdoBrijuni2024.
Siç njoftojnë nga presidenca, në takim u diskutua përfshirja dypalëshe në nisma të ndryshme rajonale dhe shumëpalëshe për forcimin e lidhjeve rajonale.
Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se hapja e Klasterit 1 në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është një arritje e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë rajonin.
Në takim u diskutua edhe për të drejtat e dy kombeve në këto dy vende.