Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka bërë të ditur sonte se ai dhe partia e tij nuk do të jenë më pjesë e koalicionit “Fronti Evropian”.
“100 ditë janë pak për të analizu drejt punën e një qeverie. Arsyeja se përse nuk kam mungu në 100 ditëshin e qeverisjes që organizoi Fronti Europian është se unë dhe PDSH-ja nuk do të jemi më pjesë e Fronti Europian”, tha Thaçi në “Klan Debat”.
Thaçi poashtu tha se Qeveria aktuale mori grusht të fortë kur BE ndau Maqedoninë nga Shqipëria në rrugën drejt integrimit të vendit në BE.