Deputeti i partisë Levica, Amar Mecinoviq, ka njoftuar se grupi parlamentar i tyre, ka dorëzuar deklaratë për njohjen e Palestinës si shtet.
“Me këtë deklaratë edhe njëherë shprehim përkrahje për popullin palestinez për vetëvendosje si e drejtë themelore e garantuar me të drejtën ndërkombëtare. Populli palestinez me dekada është viktimë e regjimit cionistë që kryen kolonializëm sistematik dhe spastrim etnik. Pranimi i pavarësisë së Palestinës është hap i rëndësishëm për korrigjimin e padrejtësive historike që janë bërë ndaj këtij populli”, ka deklaruar Mecinoviq, përcjell SHENJA.
Ai ka shtuar se në këto momente po ndodh gjenocidi mbi popullin palestinezë në Gaza.
“Dhuna e paimagjinueshme, privimi i kushteve elementare të jetesës, bombardimi i shtëpive, vrasja e civilëve duke përfshirë fëmijë janë dëshmi e qartë e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.
Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë masa për të ndaluar këto akte barbare dhe për të siguruar drejtësi për palestinezët. Me këtë deklaratë Maqedonia do t’i bashkohet lëvizjes botërore për njohjen e pavarësisë palestineze”, shtoi më tej ai. /SHENJA/
Data 15.12.2025
Aktuale
- Promovohet libri “Perandoria Osmane 1299–1922” i Prof. Dr. Ahmet Şimşirgil
- RYSHFETI / Femi Stafa, “Miu i Gjyqësorit”, i përfshirë në disa afera
- “Nëse nuk gjej punë….”- Dyshohet se i vuri flakën vetes në makinën e tij, zbardhet biseda e fundit e ish-policit me familjarët!
- Mickoski për vonesat e ndihmës sociale: Ka persona që marrin mbi 60 mijë denarë në muaj
- Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës
- Në Fakultetin Filozofik të UT-së u prezantua veprimtaria dhe misioni i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë
- Gjykata Apelit e rriti dënimin me burg për Vasill Jovanovin në 13 vjet
- Shefi i Durmo Tours kërkoi shtyrje të re të dënimit me 10 vjet burg


