LSDM është e hapur për bisedime që UÇK-ja të jetë pjesë e një zgjidhjeje ligjore siç është propozimi i Sllavjanka Petrovska ose i njohur si ligji për “branitellat”. Këtë e theksoi zëdhënësja e kësaj partie, Bogdanka Kuzeska në emisionin Daily Click në TV21.
Sipas saj, nuk bëhet fjalë vetëm për vitin 2001, por mund të flasim edhe për anëtarët e UÇK-së.
“Por definitivisht shohim një standard të dyfishtë në Kuvend nga kryeparlamentari Gashi, i cili tregon se VMRO-DPMNE e toleron totalisht vetëm për të mbijetuar në koalicion”, tha ajo.
E pyetur nëse LSDM-ja është e hapur për ndryshime në atë zgjidhje ligjore të propozuar dhe për të shtuar pjesëtarët e UÇK-së, Kuzeska u përgjigj: “Mund të kërkohet një zgjidhje”.
Ndërsa e pyetur nëse në të njëjtën zgjidhje ligjore, ajo shtoi:
“Nuk mund ta dija këtë, sepse propozuese është Sllavjanka Petrovska. Por ajo që di unë si parti është e sigurt se mund të bisedohet dhe të kërkohet zgjidhje”, shton Kuzeska.