Instituti për Media dhe Analitikë IMA organizon panel-diskutimin me temë: „Si raportuan mediat për eurointegrimet para dhe pas zgjedhjeve?“, më 9 tetor 2024 (e mërkurë) në Hotelin City Park në Shkup, me fillim në orën 12.
Panelistë janë Sllobodanka Jovanovska – gazetare e shquar dhe redaktore e politikës së jashtme, prof. Sefer Tahiri – profesor universitar i gazetarisë dhe komunikimit publik, dhe Zharko Trajanoski – drejtues i hulumtimeve në IMA. Ata do të paraqesin gjetjet kryesore të analizave të tyre mbi raportimin mediatik për këtë temë.
Pas prezantimeve të panelistëve, është planifikuar diskutim me pjesëmarrësit dhe të pranishmit në ngjarje.