Mbrojtësi i Realit, Dani Carvajal u lëndua në sfidën ndaj Villarrealit dhe ai e ka konfirmuar këtë në një postim në Instagram.
Reprezentuesi i kombëtares spanjolle ka postuar një selfie nga ambulanca që e ka nxjerrë nga stadiumi rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Vet anësori i Realit ka thënë se bëhet fjalë për një dëmtim në ligamentin kruciator dhe për disa muaj do të jetë jashtë fushave të blerta.
“Më është konfirmuar se kam një dëmtim të rëndë të ligamentit kruciator. Më duhet të shkoj në operacion dhe nuk do të luaj për disa muaj. Tashmë mezi pres fillimin e rikuperimit dhe të kthehem si bishë. Faleminderit ju të gjithë për mesazhet, ndihem shumë i dashuruar”, ka shkruar Carvajal.
Edhe pse Carvajal është pozitiv pavarësisht gjithçkaje, ky dëmtim zakonisht nënkupton një mungesë të gjatë nga fusha për afërsisht tetë deri në dhjetë muaj, kështu që sezoni i tij praktikisht ka përfunduar.
Për Realin, kjo është një goditje e madhe sepse Carvajal është i pazëvendësueshëm në krahun e djathtë dhe alternativa e tij e vetme është Lucas Vazquez.
Sipas mediave spanjolle, Reali me siguri do të duhet të reagojë në afatin kalimtar dimërorë.