Drejtori Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi, ka reaguar pas vdekjes së foshnjës 14 muajshe, Ruja.
Memedi thotë se për atë është një tragjedi e madhe, ndërsa premton se në rast të konstatimit të lëshimeve në mjekim apo neglizhëncë profesionale, do të ketë përgjegjësi dhe sanksione.
“Si prind dhe si mjek, humbja e vogëlushes Ruja Sulisi për mua është një tragjedi e madhe!
Ruja ishte në moshë pak më e vogël se vajza ime Dua.
Nuk ka fjalë që mund t’i ngushëllojnë prindërit, nuk ka fjalë që mund ta zbusin dhimbjen sepse nuk ka gjë më të trishtë sesa kur prindi e humb fëmijën.
Shpreh ngushëllime për dhimbjen të cilën po kalojnë por edhe porosinë se nuk do të jem i qetë derisa t’i zbuloj shkaqet për humbjen e jetës së vogëlushes Ruja.
Nga dje bashkpunojmë me organet hetuese që të verifikohen të gjitha faktet.
Unë para se gjithash jam prind dhe ndjej obligim emocional, ndërsa si mjek kam edhe obligim profesional e etik që të bëj çmos të mos mbetet edhe ky rast pa epilog, si shumë raste në të kaluarën.
Në rast se dëshmohen lëshime në mjekim ose neglizhencë profesionale, patjetër do të
ketë përgjegjësi dhe sanksione individuale për secilin punëtor shëndetësor i cili ka qenë i involvuar në këtë rast, me emër e mbiemër!
Mjaft më me sjellje të papërgjegjshme, sidomos në shëndetësi!
Këtu nuk ka vend për improvizime dhe bartje të fajit!
Koha është për përgjegjësi!”, ka shkruar Memedi.
Data 08.01.2026
Aktuale
- Izet Mexhiti nga Vrapçishti: Gara e 11 janarit është vendimtare
- Nivelet e lumenjve Vardar, Radika dhe Treska janë të larta – kërcënohemi nga përmbytjet, rrëshqitjet e dheut
- Flamuri i Shqipërisë në varrezat e heronjve: Një debat që ngre pikëpyetje të thella
- Ali Ahmeti përkujton dijetarin Jakup Asipi në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta
- Rrëshqitje e dheut në rrugën drejt Banjës, Komuna e Tetovës apelon për kujdes
- Mickoski pritet të kërkojë takim liderësh për heqjen e qeverisë teknike dhe konsensus për ligjet reformuese
- Vjosa kalon pikën kritike dhe del nga shtrati te “Ura e Mifolit”, evakuohen 20 familje të rrezikuara në Vlorë!
- Lidhjet me “Royal Hill” dhe Elisaveta Treskën, reagon Shpresa Breçani: Jam emëruar si administratore e përkohshme, jo nga pronarët, por nga Gjykata!


