Sipas kërkesës për ndihmë që Bosnja dhe Hercegovina e bëri dje përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami thirri një takim urgjent koordinues.
DMSH mori vendim për dërgimin e ekipit të kërkim-shpëtimit nga rrënojat prej gjithsej 17 anëtarësh me pajisje dhe 5 automjete, si dhe një ekip shpëtimi nga përmbytjet me pompa (16 anëtarë, 20 pompa me një kapacitet total prej 6000l/minutë dhe 6 automjete)
Qeveria e BeH pritet të marrë një vendim për pranimin e ndihmës.