Vullnet Suilisi, është babai i vajzës 14-muajshes që ndërroi jetë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, transmeton TV21.
Vullneti, ka bërë të ditur tashmë se bijën e tij e ka dërguar disa herë në Spital, por mjekët kanë refuzuar ta hospitalizojnë, me arsyetimin se është shëndosh e mirë dhe duhet kthyer në shtëpi.
“U mundova gjithë kohës, në çdo repart të spitalit mirëpo s’e pranuan vajzën time me pretekst se ajo është mirë. Sot po e përcjell tek Zoti, aty ku është e vetmja drejtësi. Shtet që s’ka qenë kurrë, e kurrë s’do të bëhet shtet”, shkroi mes tjerash Vullneti në Facebook.