Bashkëpunimi mes Prokurorisë publike dhe Misionit të OSBE-së ishte temë e takimit të sotëm të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljupço Kocevski dhe ambasadorit Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.
Siç informoi Prokuroia shtetërore publike, ambasadori Val e njoftoi prokurorin Kocevski me reformën e planifikaur të Misionit të OSBE-së në Shkup dhe strategjia e re trevjeçare, në suaza të së cilës klasteri i parë nga të pestët me aktivitete do t’i referohet legjislaturës penale.
“Për momentin Misioni i OSBE-së bëri hartimin e nevojave dhe vlerësimin e sektorit të jurisprudencës, me ç’rast kërkoi kontribut adekuat edhe nga Prokuroria publike. Prokurori publik Kocevski u falëdnerua për mbështetjen e deritanishme nga Misioni i OSBE-së dhe e njoftoi hollësisht me sfidat dhe nevojat me të cilat përballet prokuroria”, informoi PPRMV.