Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se qëndrimet e Frontit Evropian po zbuten dhe nga retorika për destabilizim, tani ata kaluar në qëndrime më të buta, dhe po paralajmërojnë protesta.
Ai tha se është de drejtë demokratike të protestohet, ndërsa BDI-së, tha se i dëshiron ditë të mira në opozitë ku pret që të reformohen.
“Po ashtu të reformohen edhe me kuadro, me kuadro të reja, dhe ndoshta në zgjedhjet e ardhshme do të dalin me qasje tjetër nga ajo që e kemi parë më tepër se 20 vite, qasje ku qëllimi kryesor ka qenë sa më shumë të vidhet”, tha Mickoski, shkruan SHENJA.
Në lidhje me kërkesën e Ahmetit për veting për të gjithë funksionarët, Mickoski tha se ka menduar se me shkuarjen e BDI-së në opizitë, humori dhe satira e tillë ka përfunduar.
“Por ja, ata po vazhdojë. Në rregull, do të shohim në periudhën e ardhshme çfarë pason nga lloji i tillë i humorit dhe satirës dhe të shohim se deri ku do të arrijnë si parti politike”, shtoi më tej Mickoski.
Data 17.07.2025
Aktuale
- Astrit Iseni i reagon Arbër Ademit: Po shpërndanë dezinformata të turpshme, e vërteta është ndryshe
- Aksident i rëndë në aksin Prrenjas–Librazhd, plagosen 4 anëtarë të së njëjtës familje! Një në gjendje kritike
- E rëndë në Sarandë/ Gjendet e pajetë në banesë shtetasja amerikane, priten rezultatet nga ekspertiza mjeko-ligjore
- Përplasja Lapaj–Shabani për mandatin në Tiranë! Kreu i “Shqipëria Bëhet” kërkon nga KQZ të mos njohë revokimin e dorëheqjes
- (VIDEO) RMV dhe Turqia luftë të përbashkët kundër krimit të organizuar
- (VIDEO) 225 milionë euro për 828 projekte komunale, kryeson Manastiri
- EMRAT/ Të shtëna me armë në Sarandë, dy të rinjtë plagosen rëndë!Nisen me urgjencë drejt Traumës
- Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy persona të plagosur! Policia rrethon zonën