Ministri i Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski, ka deklaruar se ende ka informacione se po përgaditet destabilizim i vendit, ndërsa për këtë, ai thotë se MPB është e gatshme t’i përgjigjet ashpër çdo sfide që do të jenë drejt destabilizimit të Maqedonisë së Veriut, nëse ato ekzistojnë si të tilla në realitet, duke theksuar se këto shërbimet në Ministri i përcjellin rregullisht kryeministrit Mickoski, por edhe presidentit të vendit këso lloj njoftimesh.
PANÇO TOSHKOVSKI,MINISTËR I PUNËVE TË BRENDHSME
“Shumë herë deri tani është theksuar në opinion, se shërbimet në kuadër të formave institucionale që i kemi në shtet, e që merren me këtë lloj të kompetencës, kanë rrjedhur dhe po rrjedhin informacione adekuate deri te organet udhëheqëse, të njëjtat në mënyrë adekuate janë ndarë edhe me kryeministrin dhe presidenten. Kështu që gjithë atë që e kemi folur në të kaluarën, në aspekt të tentimit, që pamë një pjesë edhe në të kaluarën, në këtë muaj, në aspekt të tentimit të nxitjes së tensioneve ndëretnike, se janë realitet, në mënyrë adekuate u jemi përgjigjur dhe do t’u përgjigjemi”.
I pari i policisë thotë se ata si ministri do të bëjnë gjithçka, që ç’do qytetar i vendit të njdjehet i sigurtë dhe të jetojnë në korniza të shoqërisë së qet.
Kujtojmë se pas formimit të qeverisë së re, kryeminsitri Hristijan Mickoski, paralajmëroi disa herë se posedojnë informacione se në vjeshtë po përgaditet destabilizim i vendit.
Samir Mustafa /SHENJA/