Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nga rradhët e Vlen, po na largojnë çdo ditë e më tepër nga integrimi në Bashkimin Europian dhe po e afrojnë shtetin në partneritet strategjik dhe varësi finansiare me Kinën dhe Rusinë.
“Vendimi i Bashkimit Europian që ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e veriut në rrugëtimin tonë europian është dështimi më i madh për qeverinë me legjitimitet monoetnik.
Rikujtojmë qytetarët që partitë humbëse shqiptare nënshkruan deklaratë parazgjedhore dhe u zotuan që asesi nuk do të bëhen pjesë e një qeverie pa ndryshimin e kushtetutës dhe zhbllokimin e rrugës europiane të vendit.
Gjithashtu premtuan që për tre ose gjashtë muaj do ta ndryshojnë kushtetutën, në të kundërtën do ta braktisin qeverinë.
Por, ata sërish gënjyen dhe i mashtruan qytetarët.
Për 100 ditë e larguan shtetin nga Europa, e armiqësuan me Greqinë, Bulgarinë, Kosovën dhe Shqipërinë, ndërsa e afruan ne Serbinë, Hungarinë, Rusinë dhe Kinën.
BDI mbetet gardian i partneritet tonë euro-amerikan dhe me asnjë çmim nuk do të lejojë ndryshim të kursit perendimor të shtetit”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Data 23.12.2025
Aktuale
- Ali Ahmeti jeton në folklorin e para 20 viteve, thotë Mucunski për kërkesën e kreut të BDI-së për zgjedhje të qeverive me Badenter
- Spiropali takon Xhaferin dhe Pashollin: Presim zbatimin konsekutiv te Marrveshjes Ohrit
- Ambasadori Meidani dhe ministrja Spiropali nderojnë Skënderbeun në Shkup
- Maqedonia e Veriut dhe Turqia, protokoll të ri në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë
- VIDEO- U paraqit në SPAK, Olta Xhaçka në Prokurorinë e Posaçme për hetimet në Portin e Limionit
- Protesta e opozitës para kryeministrisë, arrestohen 4 persona, nis hetimi edhe për sekretarin organizativ të PD! U plagosen tre efektivë
- Ulet dukshmëria për shkak të mjegullës
- Iu përkeqësua gjendja derisa ishte në banesë, policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve!


