Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar sot se vendi nuk duhet të humb shpresat rrugës drejt BE-së, edhe pas vendimit për ndarje të Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Ai tha se i vjen keq kjo që po ndodhë, dhe se duhet që sërish vendi të jetë viktimë e bilateralizimit dhe jo e përmbushjes së kritereve të Kopenhagës.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë për problemet në shtëpi. Është mirë që ne kemi miq në BE, dhe ata miq duan të përhapin zërin tonë në BE, një nga ata miq është Viktor Orban, dhe ajo që po ndodh këtu në dy ditët e fundit tregon një simbol të madh miqësie. I uroj gjithë të mirat qeverisë shqiptare, që të përfundojë shpejt negociatat dhe të bëhet anëtare e BE-së. Shpresoj që edhe ne të jemi pjesë e asaj familjeje dhe në atë tryezë. Më vjen keq që për shkak të këtij vendimi, vetëm dy parti u kënaqën me të, dhe këta janë, pa përjashtim, politikanët e fqinjit tonë lindor dhe opozita në vend”, tha Hristijan Mickoski.
Data 15.12.2025
Aktuale
- Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës
- Në Fakultetin Filozofik të UT-së u prezantua veprimtaria dhe misioni i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë
- Gjykata Apelit e rriti dënimin me burg për Vasill Jovanovin në 13 vjet
- Shefi i Durmo Tours kërkoi shtyrje të re të dënimit me 10 vjet burg
- BIRN: Gjykata Kushtetuese shtyn për në shkurt shqyrtimin e padisë për pezullimin e Tik-Tok-ut
- Ekskluzive / STRUGË – VLEN dhe VMRO-DPMNE drejt marrëveshjes
- BDI përballë provës historike: 7 emrat e parë të kryesisë që Ali Ahmeti do t’i largojë më 20 dhjetor?
- (VIDEO) VMRO, VLEN dhe ZNAM me kundër-rezolutë për migrantët


