Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar takim në selinë blu me Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkaj, në kuadër të plotësimit të kallëzimit që demokratët do të bëjnë në SPAK ndaj Fatmir Xhafaj.
Një lëvizje e tillë e Salianjit vjen një ditë pasi Gjykata e Apelit mori vendimin për ta dënuar me 1 vit heqje lirie për kallëzim të rremë.