Zv/kryeministri, Izet Mexhiti, ka njoftuar se në seancën e sotme të Qeverisë, është sjellë vendimi për ndërprerjen e e vlefshmërisë së licencave jolegale për onlajn kazino.
“I ndaluam lejet e dëmshme që qeveria e kaluar e BDI-së dhe LSDM-së ua ndau kompanive serbe, malazeze dhe kompanive të tjera. E ndaluam mundësinë që fëmijët tanë të luajnë bixhoz në telefonat e tyre, në kompjuterët e tyre nga shtëpia dhe nga shkolla. Premtimi para zgjedhjeve, sot po bëhet realitet.
Mbetemi njerëz të fjalës. Nuk do të lejojmë që pasurimi personal i individëve të Qeverisë së kaluar të jetë shkak i mijëra familjeve të varfëruara të bashkëqytetarëve tanë”, ka shkruan Mexhiti.
Ai ka shkruar se prioriteti kryesor është mbrojtja e qytetarëve.
“T’i mbrojmë ata nga borxhet, falimentimi, varësia nga bixhozi, rrjedhimisht t’i mbrojmë nga vështirësitë dhe çrregullimet sociale dhe familjare, t’i mbrojmë nga konflikti me ligjin dhe aktivitetet e paligjshme që janë gjithmonë pasojë e bixhozit.
Mungesën e një procedure të qartë, Qeveria e kaluar me vetëdije e ka shfrytëzuar për të krijuar kompani të reja e të reja të bixhozit onlajn dhe internet.
Interes kanë pasur individë nga kreu i BDI-së dhe të Qeverisë së kaluar, e dëmi ishte për mijëra bashkëqytetarë tanë.
Premtuam se do të luftojmë kundër kësaj të keqeje, sot dëshmojmë në vepër.
Nuk do të ndalemi derisa të krijojmë kushte për një jetë të denjë”, ka shtuar më tej Mexhiti. /SHENJA/
Data 10.01.2026
Aktuale
- Të gjitha akset rrugore në Maqedoni janë të kalueshme
- Kini kujdes në rrugë sonte, nuk ka vend që nuk është i lagësht dhe i rrëshqitshëm
- Siljanovska Davkova i dorëzoi në Kuvend propozimet për dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor
- Klekovski: Kriteret për pushim mjekësor do të rishikohen
- Detaje të reja nga çështja Balluku, SPAK kontrolle te “Salillari” dhe në kompaninë “Senka”
- (VIDEO) Situata me përmbytjet vazhdon të jetë kritike, në Kërçovë 120 persona janë strehuar në sallën e sportit
- ASH nis procesin për mbajtjen e Kongresit të rregullt
- PLD: Maqedonisë i duhen vetëm 90 deputetë dhe 15 ministri funksionale


