Sot në Tiranë, Kryetari i OKH Merhamet Ridvan Xhaferi, së bashku me anëtarët e bordit Bekim Sulejmani dhe Xhihad Husejini, morën pjesë në ceremoninë e festimit të 94 vjetorit të formimit të shtetit të Arabisë Saudite me ftesë të Ambasadorit të Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Faisal Hifzi.
Në prezencën e shumë diplomatëve të huaj, personaliteteve dhe figurave nga jeta publike u prezantua historiku i shkurtë i themelimit të shtetit Saudit, tradita, kultura, si dhe vizioni i së ardhmes.
“Në këtë ditë të rëndësishme, i urojmë popullit Saudit zhvillim të vazhdueshëm dhe mirëqenie të mirëfilltë, duke shprehur falënderimet tona të sinqerta për mikëpritjen e treguar” – thonë nga OKH Merhamet.