“Lidhur me zbulimin epokal të sotëm të klikës së dëshpëruar të BDI-së se gjoja VMRO-DPMNE-ja po u shkruan kumtesat e koalicionit VLEN, deklarojmë si më poshtë: Duket se BDI-së i është ngatërruar lëmshi. Kjo nuk është periudha 2006-2017 kur BDI luante rolin e vasalit ndaj Gruevskit dhe Mijallkovit.
Është dëshpërim i thellë kur një parti që ka qenë 22 vite në pushtet bie në nivelin e përdorimit të një argumenti të tillë për sulme politike. Megjithatë, ne nuk do të lejojmë që megafonët e tyre të shpërndajnë marrëzira. Për këtë arsye, duke marrë parasysh që komunikojmë edhe me media në gjuhën maqedonase, është e natyrshme që Qendra e Komunikimit e VLEN-it të angazhojë lektorë për rregullimin e teksteve tona. Nëse, në aspektin gjuhësor, një tekst korrektohet, mund të ketë nevojë që kjo të ndodhë në të dy versionet.
Nëse “dëshmia kryesore” e kësaj klike të kriminalizuar të BDI-së është fjalia “përktheje në shqip” në fund të versionit maqedonas të kumtesës së sotme, atëherë mund t’i quajmë lirshëm – nga një parti politike, në cirk politik.
Ka ardhur koha që Ali Ahmeti të zgjohet dhe të kuptojë se në opozitë nuk e kanë çuar partitë maqedonase, por shumica e popullit shqiptar, i cili në zgjedhje i tha: mjaft më me gënjeshtra, manipulime dhe pasurim të paturpshëm familjar!” thuhet në përgjigjen e VLEN-it ndaj BDI-së
Data 16.09.2025
Aktuale
- “Fushata zgjedhore”, rreth 500 vetura zyrtare ndryshuan targat
- Deshamp: Mund të jetë krenar për atë që ka arritur
- Zhduket pa gjurmë 47-vjeçari në Gjirokastër, denoncimin për humbjen e bëri i ati
- “Ka filluar procesi i mbrojtjes së rubinit maqedonas – pasuri kombëtare unike në Evropë”
- Osmani priti në takim kryesuesen e OSBE-së, Elina Valtonen – theksohet bashkëpunimi për reforma dhe të drejtat e njeriut
- Ndahet parakohe nga jeta kameramani i RTSH, Ervin Hoti humbi betejën me sëmundjen e rëndë
- Aleanca për Shqiptarët: Rritet ndikimi i “Botës Serbe” në Maqedoni përmes projekteve hoteliere
- Murtezi: Përvoja në shoqërinë civile do shërbejë në angazhimin tim në politikë