Për më pak se 100 ditë qeverisje gjendja po stabilizohet, shpresa po kthehet dhe ekonomia po ngjallet. Kështu lavdëroi kryeministri punën e Qeverisë së re, ndërsa theksoi se pret rritje të pagave sepse siç tha indikacionet e para të qeverisë së re janë befasuese. Dallimi siç tha nga qeverisja e kaluar ështe se pagat po rriten me dinamikë më të shpejtë kurse inflacioni po ulet.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Dallimi është se më herët kur grabiteshte buxheti në kurriz të qytetarëve, inflacioni ishte dyshifror dhe ndonjëherë ai inflacion arrinte në 20%, kurse paga që e merrnin qytetarët ishte e zhvlerësuar. Tani pagat rriten përsëri me dinamikë edhe më të shpejtë, inflacioni është më i ulti në rajon për muajin gusht, krahasuar me gushtin e vitit të kalur dhe është 2.2%. Kurse nga fillimi i vitit përfshrië edhe gushtin është më pak se 3.%. Ky është dallimi”.
Kryeministri u zotua se do ta zgjidh edhe problemin me borxhin e Fondit Shëndetësor.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Borxhe ka gjithkund. Ato numërohen me miliarda denarë Situata në Fondin Shëndetësor ishte borxh prej 5 miliard denarëve. Mund të përmend edhe punë që kanë lënë qeverisja e kaluar, por qytetarët këtë e dinë. Me rëndësi është që kjo të mos harrohet sepse gjithçka që ahrrohet përsëritet”.
Xhirollogaria e Qeverisë më 24 qershor, që ishte dita e parë e Qeverisjes së udhëhequr nga VMRO-DPMNE sipas kryeministrit ishte minus 200 milion euro, ose minus 12 milard denarë.
Emine Ismaili /SHENJA/