Dy nga tre adoleshentët, të cilët u zhdukën ditën e djeshme nga qendra sociale në Elbasan janë gjetur nga policia. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e 13-vjeçarit tjetër.
“Ju informojmë se janë gjetur dhe i janë dorëzuar qendrës, në gjendje të mirë shëndetsore, një 14-vjeçar dhe një 13-vjeçar. Vijon puna për gjetjen e 13-vjeçarit tjetër”, informon policia.
Kallëzimi për zhdukjen e tyre u bë ditën e djeshme nga 37-vjeçari R.P, me detyrë përgjegjës i qendrës sociale në Elbasan./vizionplus.tv