Një person (i mitur) është arrestuar pasi që kishte sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:00, në rrugën “Peja”, në Fushë Kosovë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.