Për të mirën e brezave tanë të ardhshëm, koalicioni VLEN shpreh angazhimin e palëkundur për të parandaluar çdo formë korrupsioni dhe keqpërdorimi të besimit të qytetarëve.
“Me anulimin e kontratës mes kompanisë “HEJ DOOEL” dhe Lotarisë Shtetërore, i hapet rruga përgjegjësisë së të gjithë atyre që përfituan përmes kësaj skeme korrupsioni. I bëjmë thirrje prokurorisë dhe instancave të tjera që të ndërmarrin hapat e duhur për zbardhjen e plotë të këtij skandali të turpshëm, që ka shkaktuar dëme të mëdha në shoqërinë tonë. Artan Grubi, si kreu i këtij sistemi të prishur, dhe Perparim Bajrami, krahu i tij i djathtë në industrinë e kumarit, janë simbole të një perandorie të ndërtuar mbi korrupsion, që cenon të drejtat e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.
Këta persona, të lidhur ngushtë me kryesinë e BDI-së, projektuan dhe operuan një rrjet të strukturuar për pasurim personal për veten dhe të afërmit e tyre. Ne jemi të bindur se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Për çdo hap të bërë drejt shkatërrimit të kësaj perandorie të ndërtuar mbi bixhoz dhe korrupsion, organeve të rendit dhe prokurorisë u është hapur dera për të vënë përpara drejtësisë ata që e kanë ndërtuar këtë skemë.
Kthim mbrapa nuk ka! Ne do të luftojmë deri në fund këtë epidemi bixhozi dhe skemat korruptive të kazinomanëve politikë. Artan Grubi dhe Përparim Bajrami, bashkë me të gjithë ata që kanë përfituar përmes kësaj rruge të ndyrë, do të japin llogari para drejtësisë dhe para popullit. Koha e pandëshkueshmërisë ka përfunduar!”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 30.12.2025
Aktuale
- Izet Zeqiri: Bulevardi “Smilevski Bato” projekt i rëndësishëm për lehtësimin e komunikacionit
- Trump thotë se do të diskutojë me Netanyahun vendosjen e mundshme të trupave turke në Gaza
- Osmani paralajmëron kandidim për mandat të dytë presidencial
- Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian
- Seanca e fundit e Kuvendit për këtë vit, u miratuan disa ligje me procedurë të shkurtuar
- Babai i Teodorës: A vlente jeta e vajzës sime vetëm 2 vjet?
- Aksident në Matkë: Tre shtetas turq shpëtohen nga automjeti i përmbysur në lumin Treskë
- Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!


