Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërrmuese rezolutën që bën thirrje për t’i dhënë fund pushtimit “të paligjshëm” të Izraelit në territoret palestineze brenda 12 muajve.
Rezoluta, e cila u drejtua nga Palestina, u miratua me konsensus dërrmues me 124 shtete anëtare që votuan pro, 14 kundër dhe 43 abstenime. Në mesin e atyre shteteve e cila ka abstenuar është edhe Maqedonia e Veriut.
Rezoluta në fjalë është bahskësponzorizuar nga Turqia, ndërsa thekson se pushtimi i territoreve palestineze nga Izraeli është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë vendimet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Duke vënë në dukje se vendbanimet kolone izraelite shkelin gjithashtu ligjin ndërkombëtar, rezoluta pohon se populli palestinez ka të drejtën e vetëvendosjes sipas Kartës së OKB-së.
Ajo ripohoi se çështja e Palestinës është “përgjegjësi e përhershme e Kombeve të Bashkuara” derisa të zgjidhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, ndërsa thekson nevojën urgjente që Izraeli t’i japë fund okupimit të tij që filloi në vitin 1967.
Data 21.12.2024
Aktuale
- MPB: Bastisje në rajonin e Tetovës – konfiskohen mbi 75.000 copë mjete piroteknike!
- Shqipëria mbyll Tik
- LAJMI I FUNDIT: Shqipëria mbyll Tik Tok-un
- “E takova në 2007, ishte me djalin”, gazetari tregon jetën e Parashqevi Simakut në SHBA: Nuk i pranonte ofertat sepse…
- (VIDEO) Kurtulmush: Turqia synon rritjen e stabilitetit në Ballkan
- (VIDEO) Nënkryetari i TIKA, Mahmut Çevik në RMV, në fokus takimet me përfaqësues politikë e sektorin civil
- Mexhiti: Po vjen era shtet
- (VIDEO) BDI e VLEN përplasen verbalisht për përgjegjësinë për veprat e korrupsionit