E Majta paralajmëron padi ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për siç thonë ata se po mban të bllokuar propozim-Ligjin për branitellat. Sipas tyre, Rregullorja e Kuvendit i mundëson Gashit të thërras Komisionin për politikë sociale, demografi dhe të rinj që të procedon më tej ligjin i cili është propozuar nga LSDM-ja dhe që gëzon mbështetjen edhe të VMRO-DPMNE-së dhe Të Majtës. Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi gjatë procedurales së deputetit majtist u përgjigj se një gjë të tillë nuk e lejon Rregullorja pasi kreu i Kuvendit obligohet të thërras mbledhjen e trupit punues kur atë nuk e bën kryetari i komisionit, por nuk mund të thërrasë mbledhjen kur kryetari refuzon të vendos në rend dite propozim-ligjin. Propozim-Ligji për branitellat parashikon avancimin e kujdesit ndaj kësaj kategorie duke rritur ndihëm e njëhershme financiare ndaj tyre në bazë të përqindjes së invaliditetit. /Alsat.mk
Data 09.07.2025
Aktuale
- Mucunski mirëpriti ministrin shtetëror të Punëve të Jashtme të Katarit, Sulltan Bin Saad Al Muraiki
- SPAK hap hetim për koncesionin e aeroportit të Vlorës: Procedim penal në fazën paraprake
- Deri të premten temperaturat do të shënojnë rënie për disa gradë/ I nxehti pritet të rikthehet nga fundjava
- VLEN : Boll me rrena, faktet flasin ndryshe!
- PE-ja e miratoi Raportin e Uajcit
- Degradon situata në Theth, banori me aftësi të kufizuara shtrihet para fadromës së IKMT-së: Do vdes këtu! vdes! Kam 200 milion lekë borxh për shtëpizat prej druri
- Qershori shënon tre raste të reja me HIV/AIDS në RMV, një i vdekur
- Tragjedia në Lipjan: Dëshmia e rrezikshme e pesë policëve për vrasje nga pakujdesia