Ambasadori bullgar më Shkup ka refuzuar të pranojë notën e protestës që një ditë më parë e paralajmëroi Ministria e Jashtme për fotografimin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova në Sofje, pa flamurin maqedonas. Për momentin është e paqartë se si do të veprojë ministria dhe si do të zgjedhë të përgjigjet ndaj këtij refuzimi. Të premten e kaluar, gjatë vizitës në Sofje, dy presidentët Siljanovska dhe Radev janë fotografuar vetëm me Flamur të Bullgarisë. Burime nga Ministria e Jashtme një ditë më parë thanë se fotografimi ka qenë jasht protokollit për të cilin më herët ishin dakorduar dhe që presin kërkim faljeje nga pala bullgare. Nga LSDM-ja thonë se “Siljanovska-Davkova vendosi të poshtërojë vendin dhe qytetarët, pasi Siljanovska tha në një intervistë se po të ishte larguar nga zyra e presidentit bullgar Rumen Radev, kur e vuri re se në dhomën ku ata u fotografuan nuk ishte flamuri maqedonas, do të kishte shkaktuar skandal. /Alsat.mk
Data 05.02.2026
Aktuale
- Trump kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Universiteti i Harvardit
- Tragjike në Itali, vëllai vret motrën: Dëgjonte muzikë me zë të lartë dhe nuk më linte të flija
- Studimi: Tymi nga zjarret vret mbi 24 mijë amerikanë në vit
- 17 të burgosur politikë lirohen në Venezuelë pas premtimeve të qeverisë së përkohshme
- Një i vdekur në Portugali për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia Leonardo
- BE: Sanksionet po godasin fort ekonominë ruse, mund të bëhen të paqëndrueshme në vitin 2026
- Shifrat/ Familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon për shërbimet shëndetësore
- Nën sytë e UNMIK dhe KFOR/ Si u vranë, plagosën dhe u dëbuan shqiptarët nga Veriu


