Çdo vit në javën e tretë të shtatorit, KRSKRR-ja në bashkëpunim me MPB-në dhe Fakultetin e Sigurisë Shkup, realizojnë fushatë për lëvizshmëri të qëndrueshme urbane me rastin e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë në Komunikacion. Qëllimi i kësaj fushate është formimi i shprehive të shëndetshme të jetesës, mjedisi i pastër jetësor, komunikacioni më i sigurt dhe mbështetja e formave alternative të lëvizshmërisë.
Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, zbatohen aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit mbi përdorimin e biçikletave, transportit publik dhe zgjidhjeve të tjera ekologjike të transportit. Në këtë mënyrë do të sigurohet avancimi i mbrojtjes së mjedisit, zvogëlimi i zhurmës dhe emisionit të gazrave të shkarkimit nga automjetet, siguria më e madhe në komunikacionin rrugor, avancimi i shprehive për jetë cilësore dhe përmirësimi i shëndetit të njerëzve.
Komunikacioni i biçikletave është forma më e qëndrueshme ekologjike e komunikacionit. Biçikleta është mjet transporti që mund të përdoret për të hyrë drejtpërdrejt në destinacionin e udhëtimit dhe është pakrahasueshëm më i lirë se përdorimi i çdo mjeti tjetër të transportit. Çiklizmi promovohet për këto arsye:
- biçikleta harxhon pak energji,
- nuk e ndot mjedisin,
- nuk ka nevojë për hapësirë të madhe për lëvizje dhe për parkim, ndërsa parkimi është falas,
- kontribuon në zvogëlimin e rrëmujës në komunikacion,
- kontribuon në përmirësimin e shëndetit.
KRSKRR-ja bën thirrje: Vozitni biçikletë! Zgjidhni mjetin ekologjik të transportit. Të kontribuojmë për zhvillimin ekologjik dhe të sigurt në komunikacionin rrugor.