Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, u pyet sot për statusin e tij në facebook, e cila shkaktoi reagime nga ana e Frontit Evropian, ku ai shkroi se “tani ka ikur koha e vjetër ku njerëzit dalloheshin etnikisht”.
Taravari tha se ai është i lumtur që sa më shumë shqiptarë të punësohen, por se edhe meritokracia është shumë me rëndësi, sidomos në institucionet profesionale.
“Sidomos në shëndetësi, as që diskutohet që tendencat tona do të jenë që shqiptarët të jenë prezent në të gjitha institucionet shëndetësore publike. Për ideo herë të thirremi edhe në punën e meritokracisë, njeri i cili i plotëson kushtet. Ato e kanë përdorë si alibi që është kështu. Nuk mund të kërkosh, ja një gjinekolog që është shqiptarë ose një urolog që duhet të jetë maqedonas, nuk shkon… mendoj se duhet të ulemi të bisedojmë dhe t’i zgjedhim profesionistët. Mendoj se kemi shumë profesionistë shqiptarë të cilët meritojnë të punojnë në institucionet publike dhe do të angazhohem personalisht për këtë”, tha Taravari.
Data 07.12.2025
Aktuale
- Gashi takohet me Hillary Clintonin! “Marrëdhëniet miqësore me SHBA-në mbeten shtyllë kyçe për sigurinë dhe zhvillimin e vendit”
- VLEN: Rritja e BPV-së është tregues i rëndësishëm se ekonomia e vendit është duke u konsoliduar
- MPB: Në Idrizovë të burgosurit kapen duke përdorur lëndë narkotike
- EMRI/ E zuri korrenti gjatë punës në anije, humb jetën marinari 24-vjeçar në Portin e Durrësit
- DPHM: Java e ardhshme sjell stabilizim të motit dhe temperatura më të larta
- Emad Mehmeti: Protesta në Shkup dhe UÇK-ja që s’mund të “preket” nga askush
- Milloshoski: Nuk do të ndërtohen kampe refugjatësh në Maqedoni
- A do të përfundoj autostrada 57 km Kërçovë-Ohër, në vitin 2027?


