Një grua është gjetur pa shenja jete në Prishtinë mëngjesin e së dielës, më 15 shtator.
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është kosovare, ndërsa mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e saj në vendin e ngjarjes.
Aktualisht, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminime të mëtejshme dhe rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.
“Prishtinë 15.09.2024, NN. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës, thuhet në raportin e PK-së.
Policia nuk ka dhënë ende detaje shtesë për rrethanat e vdekjes, ndërsa hetimet vazhdojnë.