Me ndarjen e posteve qeveritare – koalicionit shqiptar VLEN, i ka takuar edhe pozita e zëvendës shefit të Policisë në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë.
Sipas burimeve që ka siguruar TV Shenja brenda koalicionit VLEN, kuptojmë se ky post edhe përkundër faktit që i ka takuar shqiptarëve, si zëvendës kryeshef në Policinë e Kumanovës, në këtë post është caktuar I.Z. kuadër nga LSDM, i cili njihet si person i afërt me Oliver Ilievskin.
Gjithashtu, sipas burimeve të njëjta, thuhet që shumica e strukturave të VLEN-it në Kumanovë, janë kategorikisht kundër emërimit të I.Z., dhe se po të njëjtit kërkojnë që ky post të zëvendësohet me një kuadër nga VLEN./Shenja