Prof. Dr. Mehmet Görmez, ish-kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), dhe aktualisht kryetar i Institutit të Mendimit Islam – IDE, sot ka realizuar një vizitë në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik – IBU, ku u prit nga rektori Prof. Dr. Lütfi Sunar dhe stafi akademik.
Në takimin e mbajtur në sallën e Senatit të IBU-s, mes dy palëve u diskutuan çështjet akademike dhe arsimore në vend.
Gjatë qëndrimit të tij disaditor në vend, prof. Görmez, pritet që të realizon disa vizita me sektorin civil në vend, ndërsa sonte në ambientet e hotel “Stone Bridge”, profesori i mirënjohur nga Turqia, do të mbajë panel diskutimi me temë “Ballkani, imagjinata jonë e së ardhmes dhe rinia”, që do të organizohet nga organizata humanitare “Ensar” dhe organizata kulturore “Kopru”.