Agjencia për fluturime civile po vepron për rastin e paraqitur nga M-NAV për shmangien e përplasjes së dy avionëve mbi Shkup më 7 shtator, konfirmuan nga ky institucion. Komiteti për hetim të aksidenteve ajrore dhe incidenteve serioze paralajmëroi se të hënën do të hyjnë në M-NAV për të dëgjuar bisedat e kontrollorëve të fluturimeve me pilotët, të shikojnë incizimet, ndërsa do të bisedojnë edhe me pilotët. Siç publikoi paraprakisht portali SDK.MK duke u thirrur në faqen për ndjekjen e fluturimeve “Flightradar24”, aeroplanët e Turkish airline dhe Sanekspres për pak sa nuk janë përplasur në qiell mbi Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit. Njëri aeroplan ka qenë i linjës Madridi-Stamboll, ndërsa tjetri nga aeroporti bregdetar turk Dallaman për Londër-Getvik. Sipas Fligjtradar24, 30 sekonda para se aeroplanët të kalojnë pranë njëri-tjetrit kanë qenë në lartësi të njëjtë prej 36 mijë shkallë.
Data 28.12.2025
Aktuale
- Gara për Gostivarin, Bejta qeverisja e kaluar e shkatrroi qytetin
- Qumësht për foshnja me bakter në treg! Institucionet tërheqin serinë problematike të Aptamil 1
- KQZ nis numërimin e votave, këto janë rezultatet e para
- Exit Poll-i i Klan Kosovës: LVV merr 44.1%, PDK – 23.9%, LDK-16.1%
- Protestë me tensione në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në festën e bashkisë në Teatrin “Petro Marko” dhe bllokojnë shfaqjen
- ISHP: Për një muaj, numri i personave që vuajnë nga sëmundje akute infektive u rrit me 29.2 përqind
- “Amnisti penale nga qeveria!” – Ministri i Drejtësisë jep lajmin: 380 të burgosur lirohen menjëherë, 900 përfitojnë ulje dënimi
- Përplasi për vdekje të moshuarën me makinë, arrestohet 31-vjeçari


