Më 12.09.2024 , OKH Merhamet në Kumanovë, pati mysafir Ish-Kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Prof.Dr. Mustafa Şentop, i shoqëruar nga delegacioni i tij dhe deputetët e AK Parti-së Z. Muhammed Emin Akbaşoğlu dhe Znj. Özlem Zengin.
Pasi që Kryetari i OKH Merhametit Ridvan ef. Xhaferi dhe anëtari i bordit Dr. Eljesa Ismaili, i falënderuan për vizitën dhe për kontributin e vazhdueshëm të Shtetit të Turqisë, për të mirën e popullit në Maqedoninë e Veriut, gjithashtu u diskutua edhe mundësia e bashkëpunimit në mes institucioneve dhe organizatave përkatëse të të dy shteteve.