Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Price Aggeler në intervistë për Sitel ka deklaruar se ka shumë emra të cilët po filtrohen e që mund të jenë në listën e zezë amerikane. Sipas Aggeler, Departamenti Amerikan i Thesarit dhe DASH pon shqyrtojnë shumë raste ku lidhen emra të mëdhenj. Ambasadorja Aggeler tha se nuk mund të jepet një datë konkrete për se kur pritet publikimi i emrit ose emrave të personave që do të jenë nën sanksionet e SHBA-ve. Së fundit në listën e zezë amerikane u përfshi familja e Orce Kamçev, ndërsa paraprakisht kryetari i Strugës, Ramiz Merko dhe familja e tij. Ky i fundit në listën e zezë u fut për shkak të ndikimeve në vendimet gjyqësore dhe dyshimeve të bazuara për afera korruptive. /Alsat.mk
Data 26.12.2025
Aktuale
- Zoran Trajçevski emërohet drejtor i ASHMA për pesë vitet e ardhshme
- (VIDEO) Konstadinovski: Ligji për përdorimin e gjuhëve do të sillet në vitin 2026
- (VIDEO) Mickoski: Dislokimi i fabrikës së çimentos “Usje” nuk përbën problem për Qeverinë
- Vajza që pretendon të ketë buzët më të mëdha në botë, por a ia vlen çmimi?
- Hetimi i SPAK për koncensionin korruptiv të Belinda Ballukut! Zbardhën përgjimet e reja ministres: Isha dje me Bashkinin! Mund të bëhet shumë ushtar! Po i bëj nderin e jetës me Thumanë-Kashar!
- Afat njëjavor për lirimin e “Tregut të grave”! Myftinia tërhiqet, shitësit do të punojnë deri në gusht
- Putin emëroi Dmitri Zikovin ambasador të ri në Maqedoni
- Komuniteti shkencor: Rregulloret për produktet e nikotinës duhet të ndjekin rreziqet reale, jo paragjykimet


