Qeveria zgjodhi në një seancë të mbyllur përbërjen e re të Komisionit të përbashkët për Çështje Historike me Bullgarinë. Kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi ndryshimin e kuadrit megjithatë nuk konfirmoi emrat sepse i konsideron akoma si informacion i klasifikuar. Por, jozyrtarisht, tashmë emrat janë publikuar. Kryetar është emëruar Vanço Gjorgjiev, profesor në Fakultetin e Historisë në Shkup. Gjorgjiev kishte qenë anëtar i komisionit, por është larguar në vitin 2021 me pretendimin se ka pasur presione politike në funksionimin e tij. Në komisionin e ri nuk ka vend për kreun e deritanishëm Dragi Gjorgjiev, të cilin kryeministri Hristijan Mickoski e akuzoi se nuk i ka mbrojtur mjaftueshëm interesat kombëtare. Në përbërjen e re të komisionit është edhe historiani Aleksandar Litovski, i cili po ashtu ka qenë anëtar i komisionit historik në periudhën 2018-2020. Anëtarë të tjerë të komisionit janë: Mitko Panov, historian nga Instituti i Historisë Kombëtare; Nikolla Minov, profesor i historisë në Fakultetin Filozofik; Sasho Dodevski, asistent profesor titullar nga Instituti i Historisë i Fakultetit Filozofik; Besnik Emini, historian nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve; dhe Dimitar Llorovski, historian, i punësuar në Institutin e Historisë Kombëtare. /Alsat.mk
Data 07.07.2025
Aktuale
- BDI: Edhe në Ministrinë e Bujqësisë, shqiptarët të përjashtuar: 10 – 0
- QMK: Katër zjarre aktive në Maqedoni, me helikopter shuhet zjarri në rrugën Shkup – Bllacë
- I vuri zjarrin një sipërfaqeje të konsiderueshme toke duke rrezikuar jetën e banorëve dhe një karburant, e pëson keq 33-vjeçari
- Fuqia e errët e dy lëvizjeve fetare
- Paysera Macedonia u bë institucioni i parë i licencuar për para elektronike në vend – FINTECH
- Taksimi i beqarëve maqedonas, Mickoski tërhiqet nga deklarata: Jam keqkuptuar, por po zhdukemi në heshtje
- Një grua e godet me thikë bashkëshortin në Prizren
- EMRI/ Tentoi të grabiste një banesë, qëllohet me plumb 44-vjeçari! Kush është i plagosuri me precedentë, ja si është gjendja e tij