Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) për momentin disponon vetëm me një aeroplan funksional “Er traktor” nga tre të cilët i posedon, informoi drejtori i DMSH-së, Xhevat Selami.
Siç ka treguar Selami, tre ditë më parë janë thirrur mekanikët nga Spanja dhe kanë riparuar avionët, por të nesërmen është shfaqur i njëjti problem.
“Një aeroplan duhet të bëhet servis, ndërsa avionin tjetër e kemi riparuar para tri ditësh në Prilep kur funksiononin dy avionë. Kam thirrur mekanikët nga Spanja, i kanë riparuar avionët dhe po punonin po atë ditë, por sërish u shfaq i njëjti problem. Aktualisht është në përdorim vetëm njëri aeroplan, ndërsa për tjetrin duhet të presim deri nesër për të parë se si do të jetë situata, a do të mund të fluturojë apo jo”, tha Selami.